Grubi: Limitin e pagesave të qytetarëve, diasporës dhe tregëtarëve e rritëm nga 500 në 3.000€

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka njoftuar qytetarët që me iniciativë të BDIsë është ndryshuar ligjin për parandalim të larjes së parave dhe finansim të terorizmit që rrit limitin e pagesave qytetare nga 500€ në 3.000€, përcjell TS.

“Kuvendi e miratoi edhe një premtim që ia dhamë diasporës dhe ndërmarrësve vendor duke pranuar iniciativën tonë për ndryshim të ligjit për parandalim të larjes së parave dhe finansim të terorizmit.

Tash, limiti i pagesave qytetare është rritur nga 500€ në 3.000€, pa patur nevojën që pagesat të bëhen nëpërmjet bankave dhe për të paguar provizione për transakcionet. “ shkruan Grubi.