Çiljeta ndan imazhin e parë me të dashurin

Çiljeta dhe portieri Alban Hoxha ka tash e një kohë që janë në lidhje dashurie, këngëtarja sot për herë të parë ka ndarë një foto me futbollistin.

Deri më sot dyshja ishin munduar ta mbajnë të fshehtë lidhjen, por tash me këtë foto është konfirmuar gjithçka.

Shoqëruar me disa emoji lutjesh dhe zemrash, Xhilaga i ka dhënë kështu fund të gjitha komenteve rreth lidhjes së saj me Hoxhën.