Grubi lavdërohet se gjuha Shqipe u fut në Prokurori, nuk tregon pse u vonua 18 vite!

Gjuha shqipe futet në Prokurorinë publike (PP). BDI dhe LSDM janë dakorduar edhe për kërkesat e BDI-së, ka bërë të ditur deputeti, Artan Grubi.
“Do të ulen edhe kriteret për zgjedhjen e prokurorëve publik nga radhët e gjyqtarëve, që të sigurohet përfaqësim i drejtë. Po ashtu është pranuar edhe kërkesa e BDI-së që të ulet stazhi nga 15 në 10 për kandidatët për Prokuror Publik”, ka deklaruar deputeti Grubi.
Siç bëhet e ditur, kërkesa e tretë e Ahmetit për “Badenterin” nuk është pjesë e ligjit për arsye se i njëjti funksionon gjatë zgjedhjes së Prokurorëve Publik për krim të organizuar.
Grubi nuk ka treguar se pse gjuha shqipe nuk është futur në Prokurori tani e 18 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Opinioni nuk e ka të qartë se pse këto hapa pozitiv nuk kanë ndodhur në kohën kur BDI kishte 20 deputet, por tani kur është përgjysmuar, prandaj po krijohet bindja se sa më e dobët të jetë BDI-ja, aq më mirë për shqiptarët, vlerësojnë një pjesë e analistëve.