Grubi gjobitet me 500 euro për festimin e ditëlindjes së Ali Ahmetit

Pas kontrolleve të kryera nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Punës në Ministrinë për sistem politik është konstatuar se zëvendëskryeministri Artan Grubi e ka shkelur Ligjin për mbrojtjen e popullësisë nga sëmundjet ngjitëse pasi si person përgjegjës ka lëjuar festën pa maska, përcjell TV TELMA.
Inspektorët i kanë vënë gjobë Grubit në vlerë prej 500 euro, kurse për institucionin në pajtim me ligjin për kundërvajtje nuk parashikohet gjobë.
Zëvendëskryeministri Grubi gjobën duhet ta paguaj në afat prej 8 ditësh. Paraprakisht, MPB-ja ka dënuar me nga 20 euro zyrtarët e BDI-së që u shfaqën pa maska në ambientet e Ministrisë për sistem politik ditën që u promovua objekti i ri i këtij institucioni/Gazeta LAJM