ASH: Zyrtarët e BDI-së s’kanë përgjegjësi morale

Aleanca per Shqiptaret ka reaguar lidhur me gjobat nga 20 euro per zyrtaret e larte te BDI-se qe u fotografuan pa maska dite me pare.

“Mjaft luajtët me fatkeqësinë e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre dënimet, herë 10 euro e herë 20 euro dënime që duhet paguar nga zyrtarët e BDI me rastin e shkeljes së masave mbrojtëse kundër Covid 19!

Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milioner e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra Euro vetëm për një këngë, për një drekë, darkë, ahengje private. Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm morale. E dimë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit moralin sot do të ishit të dorëhequr, sikur ta kishit moralin nuk do të lejoni që Ministri i Policisë Oliver Spasovski t’ju mbaje ligjërata sjellje dhe mirësjellje si kalamajve të vegjël!”, thuhet ne reagimin e Aleances per Shqiptaret.