Grubi e Mexhiti bashkë në vënien e gurthemelit të shkollës fillore në Vizbeg (Video)

Zv. kryeministri i parë Artan Grubi, bashkë me deputetin Izet Mexhiti, ministren aktuale të Arsimit Milla Carovska dhe kryetarin e Komunës së Butelit Darko Kostovski, sot morën pjesë në vënien e gurëthemelit për shkollën fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit, shkruan gazeta LAJM. Shkolla fillore do të ketë 4000 metra katrorë dhe kapacitete për rreth 500 nxënës, me 17 paralele. Projekti pritet të përmbyllet brenda 18 muajve kur pritet që nxënësit të fillojnë me mësim në këtë shkollë.

“Sot po vendojmë gurthemelin e shkollës fillore një premtim i kahmotshëm. Tashmë me procedura të përfunduara edhe në ministri të arsimit edhe në komunën e Butelit, por e vëndojmë gurthemelin e një shkolle e cila do të kap përmasa prej 4000 metra katror dhe do të tubojë rreth 500 nxënës”, tha zv.kryeministri i parë Artan Grubi./Gazeta LAJM