Grubi: 1.180 administrator nënshkruan vendimin e shpërndarjes

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi njofton
se 1.180 prej gjithsej 1.349 nëpunësve administrativ kanë nënshkruar
vendimet e tyre të reja të punës dhe brenda afatit të paraparë me ligj
të njëjtit do të nisin me punë.

“26 nga nëpunësit administrativ kanë refuzuar të nënshkruajnë vendimet e
reja të punës. Të punësuarit që nuk kanë nënshkruar vendimet, u pushon
vendi i punës në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet
Bashkësive dhe të njëjtit evidentohen në listën për transfer të
Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Personat udhëheqës në institucionet ku janë sistemuar nëpunësit administrativë të punësuar përmes programit K-5, janë të detyruar të fillojnë procedurën e harmonizimit të akteve për sistematizim në vendet e punës me dispozitat e ligjit për transfer të nëpunësve administrativë të punësuar nëpërmjet programit K-5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në afat prej 30 ditësh nga miratimi i Planit të marrjes sipas nenit 4 të këtij ligji”, thuhet në kumtesë.

Nga atje shtojnë, se brenda afatit ligjor, Ministria për sistem politik do tu shpërndajë vendimet edhe 135 nëpunësve administrativ që nuk janë paraqitur fare./TV21