Gruaja ukrainase: Lufta ua mori fëmijërinë fëmijëve të mi

Derisa raketat ruse synonin Kievin, Olena Gnes pyeti veten se si do t’u tregonte tre fëmijëve të saj se çfarë po ndodhte.

Ajo i tha BBC-së se në fund vendosi se ishte më mirë që fëmijët e saj ta dinin që babai i tyre ishte bashkuar me njësinë e mbrojtjes të Ukrainës.

Olena tha se pushtimi “ua ka hequr fëmijërinë”, por se është e rëndësishme që ata të dinë të vërtetën.