Gruaja nga Gostivari thotë se ish-bashkëshorti i ka marrë fëmijën, pa dijeninë e saj

Një grua nga Gostivari thotë se ish-bashkëshorti i saj i ka marrë fëmijën pa dijeninë e saj, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se sipas raportimit, zyrtarisht gruaja ishte përgjegjëse për kujdestarinë e fëmijëve.

“Tridhjetë e një vjeçarja nga Gostivari, dje (11-prill) në ora 20:45 në SPB Tetovë ka raportuar se më datë shtatë të këtij muaji, ish-bashkëshorti i saj, pa dijeninë e saj, ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij në një fshat të Gostivarit dhe nuk ia ka kthyer edhe pse me aktvendim gjyqësor, sipas raportit, ajo kishte kujdestarinë e tre fëmijëve të mitur”, thonë nga SPB-Tetovë.