Gripi sezonal e ka stërmbushur spitalin e Kozles. Rreth 120 pacientë çdo ditë paraqiten në këtë spital, si pasojë e komplikimeve nga gripi sezonal dhe është vështirë të gjendet shtrat i lirë. Për momentin 86 fëmijë me komplikime në sistemin respirator janë të shtrirë në këtë Spital të posaçëm ndërsa 25 të tjerë trajtohen në Spitalin ditor. Mjekët thonë se presin që me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor të rritet dukshëm numri i pacientëve.
Spitali me të vërtetë është i stërmbushur nga pacientë thënë në këtë mënyrë, megjithatë për të gjitha rastet e komplikuara gjithsesi se ka vend për tu hospitalizuar. Komplikimi më i shpeshtë dhe më i padëshiruar është pneumonia posaçërisht tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat, e cila mund të sjellë edhe pasoja fatale. Kur prindi të vërej simptomet e para tek fëmija se mund të ketë ndonjë komplikim të lajmërohen menjëherë tek mjeku i tyre amë, duhet që atë fëmijë të kenë ushqyerje të mirë dhe të qëndrojnë në ajër shumë të pastër- deklaroi Angellço Andonovski, Drejtor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive për fëmijët.
Shumica e të anketuarve nga ALSAT u ankuan për kollitje dhe frymëmarrje të vështirësuar.
“Kishte bronhit kronik, para 5-6 muajsh u bë mirë, tani para 2-3 ditësh filloi përsëri të kollitet. Mjeku na dha antibiotikë për në shtëpi”.
“Pasqyrën e gjakut ia testojnë, kishte kollitje. Ka dy ditë që e kemi vërejt kollitjen”.
“E kemi këtu në Spital djalin e djalit, ka pasur ndezje në mushkëri. Si fillim mjekët i kanë thënë se ka ndezje në mushkëri, por tjetër çka se dimë.. se me doktoreshën nuk jemi parë sot , është i shtrirë spital”.
Gjatë javës së dytë të Janarit, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për 583 raste të të prekurve nga gripi sezonal, numër ky i cili ishte për gati trefish më i lartë në krahasim me javën e parë të Janarit./Alsat