Gresa dhe Mbresa në debat të ashpër në lidhje me Andin

Banoret e BBVK, Gresa dhe Mbresa, ditën e djeshme (e martë) kanë pasur një përplasje ndërmjet vete.

Kjo erdhi pasi modelja e rritur në Itali e kuptoi që këngëtarja ka një histori njohjeje jashtë shtëpisë me Andi Artanin, banorin me të cilin Gresa janë afruar.


Mbresa nga ana tjetër tha se nuk ka ndonjë qëllim për Andin dhe as që të hyjë ndërmjet tyre.

Artistja shqiptare tutje në një bisedë me Xhulin theksoi se nuk dëshiron që ta shohë me sy, e lëre më ta provokojë.