Gresa Behluli bëhet nënë, zbulohet emri i veçantë i djalit

Këngëtarja e dashur, Gresa Behluli është bërë nënë për herë të parë.

Ajo është bërë nënë e një djali të cilin e ka quajtur Dielli.

Lajmin për këtë e ndau babai i saj Hajrush Behluli, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona.
Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.
Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin.
Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit.
HSH