Greqia shumë ngadalë po e zbaton marrëveshjen, një vit nga Marrëveshja e Prespës

Një vit pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, dispozitat zbatohen me intensitet të ndryshëm në Maqedoni dhe Greqi. Sipas profesorit universitarë grek, Joanis Armkollas, pala maqedonase ka përmbushur shumë më shumë sesa pala greke. Në lidhje me paralajmërimet e opozitës se nëse vjen në pushtet do ta rishqyrtojnë marrëveshjen, ai tha se kjo gjë nuk mund të realizohet. Çfarëdo përpjekje eventuale, vetëm do të na kthente pas, tha ai.

“Mendoj se Greqia ka edhe shumë për të bërë që të zbatohet fryma e marrëveshjes. Nëse Qeveria në Shkup, kjo apo Qeveria tjetër, pas zgjedhjeve nuk i përkushtohet marrëveshjes, mendoj se do të ketë shumë presione në Greqi që përsëri të bllokohen negociatat aderuese me BE-në. Kjo do të na kthejë përsëri në gjendjen fillestare, në atmosferën politike dhe debatet, siç ishte para nënshkrimit të marrëveshjes”, deklaroi Joanis Armkollas, profesor.

Gazetarja greke Aleksandra Vuduri, foli për atë se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës nuk është aq temë e rëndësishme për mediat greke.

“Interesi publik më së shumti është i përkushtuar çështjes së migracionit që u bë problem i madh për Qeverinë në Athinë dhe gjithsesi çështjet politike për raportet e tensionuara me Turqinë”, potencoi Vuduri.

Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, nga OJQ Eurothink, publikuan raport për monitoring për zbatimin. Thonë se edhe pse dispozitat nuk zbatohen njëjtë në dy shtetet, megjithatë marrëveshja shërben edhe si shembull për atë se si zgjidhen konfliktet.