Kurti iu kundërpërgjigjet ndërkombëtarëve për reciprocitetin: Unë jam kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim që të heq pjesërisht taksën prej 100 për qind ndaj Serbisë e Bosnjë dhe Hercegovinës, pra sipas tij, Kosova do të heq tarifën për lëndën e parë.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se, që nga 15 qershori do të vendoset masa e reciprocitetit do të vendoset nga Serbisë dhe Bosnj.

Por, i pyetur se si do të jetë zgjidhja e kësaj, pasi që ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë kërkuar që të hiqet taksa dhe të mos vendoset masa e reciprocitetit, ai ka bërë të ditur se është kryeministër i Kosovës i votuar nga qytetarët e saj, raporton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët.

“Unë dëgjoj me vëmendje kërkesat e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar. Jam shumë i durueshëm dhe shumë bashkëpunues por në fund të fundit unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës dhe jam i thirrur që të mbrojë interesat e shtetet dhe qytetarët, duke dëgjuar aleatët, miqtë, dhe atë që na e dikton neve programi në të cilën si orientim kemi fituar zgjedhjet e jemi zgjedhur si qeveri në kuvend. 6 tetor dhe 3 shkurt janë dy data të jashtëzakonshme në Kosovë ka fituar opozita e cila tash është opozita, pasi që është shpallur Kosova vend i pavarur asnjëherë nuk ka fituar opozita. Besnikëria ime është e lidhur me votues të cilët patën guximin ta votonin ndryshimin dhe unë iu përgjigjem atyre gjithnjë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, por unë nuk mund të bëj rokadë për popullin tim me faktorët ndërkombëtar”, theksoi Kurti.