Greqia ofron ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se është shprehur i gatshëm të ofrojë ndihmë për Turqinë në një bisedë që pati sot me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Mitsotakis tha se do të sigurojë “të gjithë ndihmën e mëtejshme të nevojshme” pas tërmeteve shkatërruese.

“Sapo fola me presidentin Erdogan. Në emër të popullit grek, shpreha ngushëllimet e mia më të thella për humbjen shkatërruese të jetëve dhe ripërsërita gatishmërinë tonë për të ofruar të gjithë ndihmën e mëtejshme të nevojshme”, tha kryeministri grek në një postim në Twitter.