Greqi, familja shqiptare gjendet e masa*kruar. Mes viktimave fëmijët 1 dhe 2 vjeç

Një tragjedi raportohet të ketë ndodhur në Andravida, Peloponez të Greqisë, në një familje shqiptare. Burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre 1 dhe 2 vjeç u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre.

Sipas mediave greke, ishte djali 11-vjeçar që gruaja kishte nga një martesë e mëparshme, i cili gjeti brenda shtëpisë dy vëllezërit e tij të pajetë. Paraprakisht dyshohet se ata janë mbytur, por pritet që shkaku të dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ndërsa burrë e grua u gjetën në oborrin e shtëpisë. Burri u gjet me një thikë në qafë.

Referuar dëshmitarëve, 11-vjeçari i cili gjeti vëllezërit e vrarë dhe nënën e mbuluar nga gjaku, e tërhoqi vëllain e tij të vogël në rrugë për të shkuar kishës për të kërkuar ndihmë. Dy fëmijët, shkruajnë mediat greke, u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ishte tepër vonë dhe nuk qe e mundur të shpëtoheshin.

 

Familja mësohet se jetonte prej 2 vitesh në shtëpinë ku ndodhi tragjedia.

Momentalisht rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Dy janë pistat paraprake që citojnë mediat greke. E para që bashkëshorti shqiptar vrau gruan, dy fëmijët e më pas veten.

Por një burim tjetër thotë se vrasësi mund të jetë ish-bashkëshorti i gruas, i cili është shpallur në kërkim. Megjithatë këto janë ende të dhëna parapake dhe mund të ndryshojnë./tvklan.al