“Ballkani i Hapur” duhet të rishqyrtohet, tha kryepralamentari Xhaferi

Kryetari i Kuvedit, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 tha se Serbia nuk është e njëjta si kur filloi iniciativa “Ballkani i Hapur”. Si rrjedhojë, Xhaferi thotë se vendet duhet të rishqyrtojnë këtë iniciativë.

“Në kontekst të momentit, deklaratat që jepen nga një prej themeluesve janë kontradiktore me atë që pa qenë pikënisja e vendosjes së kësaj nisme, dhe s’do mend që vendet anëtare të nismës kundrejt deklaratës, duhet të kenë një rishqyrtim për atë çështje”, deklaroi Xhaferi.

 

Xhaferi thotë se deklarata e kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq janë sinjal i mjaftueshëm për ta rishikuar këtë iniciativë.

“Mendoj se duhet të bëjmë rishikim të statusit të Maqedonisë së Veriut në kuadër të këtij projekti”, theksoi Xhaferi./TV21