Grenell e mbështetë Mustafën në kërkesën për heqjen e taksës

Përmes një postimi në Twitter, Grenell e ka quajtur Mustafën një udhëheqës të guximshëm, duke shtuar se do të ishte mirë që nesër të hiqej taksa në mënyrë që të ketë përparim të shpejt.

“Isa Mustafa është një udhëheqës i guximshëm. Heqja e tarifave nesër do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për shumë më tepër përparim të shpejtë. Ekonomia nuk mund të zhvillohet derisa të hiqen tarifat”, ka shkruar Grenell në Twitter, teksa ka shpërndar postimin e Mustafës.

“Që nga fillimi kam deklaruar hapur – mbase ndër të vetmit në Kosovë – që tarifat, fillimisht 10 % dhe pastaj 100 %, të vendosura nga Qeveria Haradinaj, nuk kishin asnjë arsyetim ekonomik, por ishte një masë për t’u mbrojtur kundër dështimeve, veçanërisht në politikë të jashtme”, kishte shkruar Mustafa.