“Partitë me premtime të mëdha e vepra të vogla”

Partitë filluan me premtimet e reja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por sa janë të gatshëm qytetarët t’u besojnë premtimeve të partive. Sipas Aleksandar Kërzhallovskit nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, përvoja tregon se shumë po premtohet, e shumë pak realizohet.

Secili duhet të llogaris mirë atë që premton nëse dëshiron më gjatë të qëndrojë në skenën politike, pasi kjo është shprehje e besueshmërisë. Në zgjedhje fitohet besimi. Te ne në anketën e fundit besimi ndaj partive politike është në nivelin më të ulët, historikisht, madje edhe dy partitë më të mëdha kanë nën 20% mbështetje, e kjo tregon se është deroguar sistemi i besueshmërisë tek partitë. Kjo në masë të madhe është kështu për shkak të mosrealizimit të premtimeve ose gjërave të gabuara që janë bërë e që nuk kanë qenë të premtuara e as të parapara në programe”-tha Aleksandar Krzhallovski, QMBN.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev premton rritje më të madhe ekonomike- rrogë mesatare prej 36 mijë denarëve dhe rrogë minimale 18 mijë denarë.

Mundemi në mandatin e plotë të hapim 100 mijë vende të reja të punës. Mbështetje për investimet e huaja dhe atyre vendore me 300 milionë euro deri në fund të mandatit, kësaj ia shtojmë edhe 300 milionë euro mjete evropiane për zhvillimin e ekonomisë vendore”-tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski kërkon mandat ketër vjeçare për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së re të VMRO-DPMNE-së do të jetë instalimi i gazit natyror për amvisëritë, industrinë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, arsimin, institucionet sociale dhe ato shëndetësore. Prandaj do ndërtojmë sistemin e gazsjellësit në vend”-pohoi Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

BDI-ja thotë se prioriteti i tyre janë NATO dhe BE, vetingu dhe ekonomia.

Kërzhallovski thotë se partitë shumë shpesh premtojnë diçka tjetër, ndërsa realizojnë krejt program tjetër.

Në fillim ishte se premtoi- Derisa jam gjallë nuk do e ndryshoj emrin dhe Kushtetutën. Në fund kjo u bë me Marrëveshjen e Prespës, ja, për ndonjë çmim më të madh, pasi edhe kjo ishte premtuar, të zgjidhet problemi, por nuk tregoi se pikërisht kështu do bëjë. Pikërisht e kundërta, gjërat ishin më ndryshe pas zgjedhjeve. E njëjta ishte edhe me VMRO-DPMNE-në …premtime të parealizuara. U lëvduan me shumë gjëra të bëra dhe u përpoqën shumë për ta realizuar atë program, por pamë se deri ku devijuan me punën e realizimit. Kështu që po lihen shenja dhe kjo do reflektohet edhe në këto por edhe në zgjedhjet e ardhshme”-deklaroi Aleksandar Krzhallovski, QMBN.

Krzhallovski shton se partitë edhe në këto zgjedhje do të premtojnë projekte të mëdha sepse qytetarët nuk mbajnë shumë mend se çfarë u është premtuar. Por, situata nuk është më ndryshe as në nivel global. Edhe Tramp dhe Boris Xhonson me retorika të tilla fituan në zgjedhje- thekson Krzhallovski.