Grealish flet për Haalandin: S’kam parë futbollist të tillë, nuk i ndahet stërvitjeve

Futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish ka folur për bashkëlojtarin e tij, Erling Haaland dhe ka treguar rreth itensitetit të punës që ka lojtari norvegjez.

Grealish thotë se Haaland nuk ndahet nga stërvitjet si në fushë ashtu edhe jashtë saj, shkruan Lajmi.net

“Haaland është lojtari më profesionist që unë kam parë. Ai bën gjithçka. Palestër, stërvitje, 10 orë në ditë trajtime. Banjë të ftohtë, diet. Kjo është arsyeja pse ai është më i miri. Shpeshherë më thotë ‘mos dil natën’”, tha Grealish

Erling Haaland gjatë këtij sezoni vetëm në Premier League ka shënuar 35 gola dhe ka thyer rekordin me më së shumti shënime në histori gjatë një sezoni./Lajmi.net/