Gravenberch kryen sot testet mjekësore, zyrtarizimi nga Bayern çështje kohe

Ryan Gravenberch do t’i bashkohet Bayern Munich.

Lojtari i Ajax Amsterdam, Ryan Gravenberch është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij dhe t’i bashkohet skuadrës së Bayern, përcjell lajmi.net.

Mesfushori do t’i kryej sot testet e tij mjekësore, bën të ditur Fabrizio Romano.

Kontrata që do të nënshkruhet do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Drita e gjelbër është dhënë edhe nga Ajax Amsterdam, me negociatat që u kompletuan gjatë javës së kaluar. Zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Bayern paraprakisht transferoi Noussair Mazraoui nga Ajaxi.