Gratë aktiviste franceze gjobiten për veshjen e burkës në pishinë

Disa aktiviste femra janë gjobitur në Francë për veshjen e burkës në një pishinë noti në Grenoble.

Pesë gra hynë në pishinën e qytetit për t’u larë të mërkurën, duke bërë që pishina të evakuohej me kërkesë të zyrtarëve, tha policia franceze.

Bashkia e Grenoble tha se aktivistët kishin bllokuar hyrjen në pishinë gjersa më pas ishin dënuar dhe u është ndaluar hyrja në objekt për dy muaj, raporton euronews.

Incidenti vjen pas një debati të tensionuar midis kryetarit të Grenoble, Eric Piolle dhe qeverisë mbi kostumet e notit.

“Burka” – një rroba banje që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës – janë jashtë ligjore në disa komuna franceze që nga viti 2016, duke argumentuar se kostumet shkelin vlerat laike të vendit.

Ndryshe, aktivistët kanë argumentuar se ndalimi është cilësuar si islamofobi.