Gostivari numëron rreth 60 mijë banorë rezident, më shumë se gjysma janë shqiptarë

Në Komunën e Gostivarit numri i popullsisë rezidente që jetojnë në territorin e saj, është 59.770 qytetarë, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Regjistrimit të vitit 2021.

Sipas kombësisë, 33.076 shqiptarë, 12.807 janë maqedonas, 7.597 turq, 2.273 romë, 73 serbë, 25 boshnjakë, 17 vlleh, 487 janë në rubrikën “të tjerët nuk përmenden”, 2 persona nuk janë deklaruar dhe 4 të panjohur.

Shqiptarë: 33.076
Maqedonas: 12.807
Turq: 7.597
Serbë: 73
Boshnjakë: 25
Vlleh: 17

Regjistrimi ka treguar se në Gostivar jetojnë më shumë ferma sesa meshkuj, gjegjësisht 30.449 janë femra dhe 29.321 janë meshkuj.

Regjistrimi tregon se në komunën e Gostivarit ka 27.954 banesa dhe 20.054 amvisëri.