Goran Sugareski emërohet u.d. drejtor i Doganës

Drejtori i deritanishëm i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski është shkaktuar nga funksioni, ndërsa në vendin e tij për kryerës të detyrës drejtor është emëruar ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Në seancën e 38-të të Qeverisë janë miratuar edhe disa zgjidhje kadrovike.

Isamedin Azizi, bashkëpunëtor shkencor – docent në Institutin për Histori Kombëtare, është emëruar anëtar i Komisionit i përbashkët i ekspertëve multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

U.D. zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është emëruar Zulfiqar Zejnullai, ndërsa u.d. drejtor i Inspektoratit Administrativ Shtetëror është emëruar Keti Vasilevska.

Qeveria e pranoi edhe dorëheqjen e drejtorit aktual të Parkut Kombëtar Galiçicë, Vasko Paskalin dhe në vendin e tij e emëroi Aleksandar Miljovskin.

Në seancë qeveritare është shqyrtuar edhe dorëheqja e drejtorit të Agjencisë për Energjetik[ Nehri Emrulla me rekomandim deri te Këshilli Drejtues të institucionit ta shkarkojë dhe kryerës detyre ta emërojë Dario Nikollovskin.

Është marrë edhe vendim t’i rekomandohet Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Studençica” ta shkarkojë drejtorin Urim Ahmetin dhe në vendin e tij ta emërojë Ardita Danin.