Shtetasi holandez arrestohet në Shkup, nën dyshimin se mbante armë

Më 13.05.2026, në ora 23:40 në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 22-vjeçarin S.S.S. nga Mbretëria e Holandës, përcjell TV21.

Sipas informacioneve nga policia, ai është arrestuar pas një denoncimi paraprak se rreth orës 23:35, në zonën e Qendrës, ishte sjellë në mënyrë të pahijshme dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.

Gjithashtu, në denoncim ishte theksuar se personi dyshohet se mbante armë zjarri.

Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.