Goncalo Inacio shihet si zëvendësues i Militaos, gati transferimi te Real Madridi

Real Madridi po mendon çdo ditë për përforcime të reja dhe tashmë janë të interesuar për transferimin e lojtarit të kombëtares portugeze, Goncalo Inacio.

Sipas gazetës Marca, mbrojtësi i Sporting Lisbonës është në shënjestër të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Perez thuhet se e pëlqen shumë lojtarin e ri dhe ka përgatitur 60 milionë euro për të, të cilat duhet të mjaftojnë që klubi portugez të lirojë mbrojtësin e tyre.

Vlera e tij aktualisht vlerësohet të jetë 30 milionë euro dhe klauzola e tij e blerjes është saktësisht 60 milionë euro, që është shuma që Los Blancos është gati të ofrojë për ta sjellë në Santiago Bernabeu.

Ky 22-vjeçar është fëmijë i Sportingut dhe ka bërë 135 paraqitje për ekipin e parë dhe ka shënuar 11 gola me tetë asistime.

Ai do të mbërrinte në Real Madrid si zëvendësues i të dëmtuarit Eder Militao, por edhe alternativë e mirë për të ardhmen.