Gold AG vjen me një këngë të re

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Kadal se k’tu ka hasjan” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti e muzika është realizuar nga vet këngëtari me orkestrim nga Wirusi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, MProduction.

Kënga e plotë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Arian Agushit (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti ka premtuar disa këngë e bashkëpunime, të cilat do t’i lansojë deri në fund të këtij viti.

Gold AG vlen të ceket se trajton tema të ndryshme përmes këngëve të tij. /Telegrafi/