Gold AG vizitoi fëmijët e qendrës burimore “Përparimi”

Gold AG ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, në të cilën tregon se vizitoi qendrën burimore “Përparimi”.

Reperi këndoi në skenë bashkë me fëmijët, ndërsa u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij aktiviteti.

“Në qendrën burimore PËRPARIMI në Prishtinë, u kënaqa me fëmijët e kësaj qendre të cilët janë të sprovuar nga Zoti,por të dashur për gjithë ne. JU DU FORT”, ka shkruar ai.