Gold Ag tregon arsyen se përse nuk i lejohet të hyjë në Preshevë

E gjithë kjo për shkak të këngës “Medvegja”, e cila bëri që shteti të shpallte reperin si person të padëshiruar atje.

Dhe për këtë, i ftuar në një intervistë për Prive, Arian Agushi sqaron të vërtetën, duke thënë se duhet kuptuar që është art dhe nuk ka të bëjë asgjë me asnjëri e aq më pak për vendin ku është rritur.

“Kohë më parë, e kanë përcjell historinë time, prej këngës por edhe prej familjes. Erdhi momenti kur iu duka person i padëshiruar, për këngën Medvegja, nuk e di çfarë ka të keqe kënga, vetëm pse kam thanë Shqipëri është dhe Shqipëri do të jetë”.

“Që dy vjet e kam të ndaluar të shkojë, faktikisht shkojë por kthehem në kufij. Më përpara kur shkojsha kam ndi fjalë të ndryshme, ky është agjent i Beogradit, por pak rëndësi ka. Shpresoj në bashkimin e Preshevës me Kosovë. Por edhe nëse nuk ndodh shpresoj me ndrru situata, që me kuptu ata se kënga është këngë, arti është art, Rambo është aktor, askënd se ka mbytur në realitet”.

Kjo këngë e reperit duket se është fshirë edhe nga kanali YouTube dhe tashmë mund të gjeni të ruajtur në mënyra të tjera.

Sidoqoftë, Gold AG vazhdon të jetë i pëlqyer dhe shumë i kërkuar thuajse në çdo vend shqiptar.