Gold AG sot publikon këngën e re

Pas bashkëpunimit me Nikollë Nikprelaj, Gold AG ka përgatitur projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Ai njoftoi publikun se nesër do e lansojë këngën dedikuar njërit prej dëshmorëve të familjes Jashari.

Gold AG ka titulluar këngën e re “Prej kur ka le dielli” në dedikim për Hamëz Jasharin.

Përmes një storie në profilin e tij zyrtar në Instagram, zbuloi se kënga mund të dëgjohet sot në ora 20:00 pas publikimit.

Ndryshe, Goldi tri javë më parë ka publikuar këngën e fundit./Lajmi.net/