Gold AG ka dhënë lajmin e shumëpritur për fansat e tij.
Reperi Gold AG ka punuar intenzivisht kohën e fundit për të realizuar projektet e reja muzikore.
Reperi para pak ditësh pushoi në bregdetin turk me bashkëshorten, ndërsa tani kthehet plot energji për këngët e reja.
Përmes postimit të fundit, reperi bëri të ditur se projekti i tij i ri do të publikohet sonte dhe titullohet “Sofra e nanës”.
“Sonte pra 20:00, Sofra e nanës”, ka shkruar ai në postim.
Kjo këngë pason projektin “Prishtina”, të cilin Goldi e solli në bashkëpunim me Albina Kelmendin.