Së fundi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur lidhur me çështjen e shamive në shkolla.
Në konferencën për media, Nagavci, u shpreh se fushata që është ngitur nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme, shkruan lajmi.net.
“Sa i përket çështjes së Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohët e fundit për Udhëzimin administrativ për shaminë, dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim administrativ për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohën e të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme”, u shpreh ministrja.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer reperit të njohur, Gold Ag, i cili ka reaguar ndaj ministres Nagavci.
Reperi përmes një postimi në ‘Facebook’, është shprehur se ministrja do të ketë të pamundur të jetë në pushtet pas përfundimit të mandatit.
“Shami në shkolla kysmet po, a ti në pushtet më kurrë hiç. Ua për shaminë do të në vijë 1+1 gratis. Mbani në mend”, ka theksuar ai.
Ndryshe, reperi njihet si praktikues i fesë islame./Lajmi.net/




