Glauk, mos harro se Isa me Hashimin themeluan Asociacionin, letra Mogherinit s’ka vlerë

NGA FATON MEHMETI

Është shumë e vërtete se njohja e të vërtetës përbën thelbin kryesore të njohës së asaj gjëje për të cilën diskuton apo ke hamendësime. Edhe kur kjo e thënë nga kundërshtari s’duhet të hezitojë për të pranuar ashtu siç është.

Duket se nisur nga kjo edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri deklaratë përmes të cilës ia njohu meritat ish-kryeministrit Isa Mustafa për sigurimin e letrës së Mogerinit për veçoritë e Asociacionit.

Në vetvete kjo deklaratë amortizuese ka vlerë nëse mund të themi vetëm për të zbutur tensionet politike mes klasës sonë politike, nuk përbën diçka shumë të rëndësishme për letrën në fjalë.

Me letrën e zonjës Mogherini Asociacioni as nuk shpërbëhet dhe as nuk humb funksionin e saj si njësi paralele në Kosovë. Nëse Isa paska bërë një të mirë të vogël është krejtësisht e papërfillshme karshi dëmit që i ka bërë vendit me nënshkrimin e Asociacionit. Shto këtu faktin se kjo letër nuk ka ndryshuar nuk është futur asnjëherë në negociata të më vonshme, ishte vetëm për të shpërlarë fytyrën e turpit.

Mjaftoi kjo deklaratë e Glaukut për të shpërfaqur Isën si hero i moderuar sipas të cilit na qenka “ shumë e rëndësishme që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa, e ka kuptuar rëndësinë e letrës së Frederica Mogherinit, e cila flet për natyrën e kompetence të Asociacionit”. Edhe turma e ndjekësve të tij në LDK nuk mbeti pa reaguar, fajtorët kryesor që e kanë sjellë vendin këtu ku është.

Letra e Mogherinit nuk ka kurrfarë vlere, ishte sikur marrëveshja e Hashimit me Gjukanoviqin në Mal të ZI një ditë para se të votohej demarkacioni, e që sot s’ka kurrfarë vlere. Njësoj është edhe kjo letër, pa vlerë nga ku Isa me turpin e tij po mundohen të shpërlajnë fytyrën e damkosur nga “ tradhtia” ndaj vendit.