Glauk Konjufca ekskluzivisht për Lajm Tv: Do të kemi 60 deputetë!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një deklaratë ekskluzive për Lajm Tv është shprehur se VV ka fituar 60 deputetë.
“Po presim rezultatet zyrtare. Mendoj se kemi fituar 60 deputetë, me mërgatën ndoshta më shumë”, deklaroi Konjufca për Lajm.
Ndërkohë Exit Pollet e publikuara nga mediume të ndryshme e nxjerrin Vetëvendosjen nga 41.8 deri në 53 për qind, por pa votat e mërgatës.