Gjysmë në shqip e gjysmë në italisht, Andi kërkon nga ndjekësit t’ia dërgojnë Gresën në finale

Pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, ish konkurrenti i këtij formati televiziv, Andi i është drejtuar të gjithë ndjekësve me një falënderim për përkrahjen.

Mirëpo, pos falënderimit, ai ka pasur një tjetër apel më të rëndësishëm për ndjekësit e tij.

Teksa televotimi është i hapur me pyetjen “Kë doni ta dërgoni në finale”, Andi i ka bërë apel ndjekësve të tij për ta votuar të dashurën e tij bukuroshe, modelen Gresa.

“Dashurinë e jetës time me ma qu në finale krejt dhe drejt fitores. Votoni për Gresën”, është shprehur Andi, i cili kishte mbishkruar mbi foton e modeles, pak shqip, e pak italisht.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.