Gjykimi për rastin “TNT” kthehet nga fillimi, dorëhiqet gjyqtarja porotë

Gjykimi për lëndën “TNT” për shembjen e kompleksit “Kosmos” të investitorit Fijat Canovski kthehet nga fillimi, pasi që një nga anëtarët të këshillit gjyqësor ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Gjykatësi Ognen Stavrev në fillim të seancës së sotme, informoi se Gjykata ka marrë kërkim me shkrim nga gjykatësja – porotë Liljana Ivanovska Koçkovska, me të cilën ajo jep dorëheqje të parevokueshme.

Në letrën e Ivanovska Koçkova, theksoi gjykatësi Stavrev, ajo thekson kur ka thënë betim dhe kur i është ndërprerë funksioni, si dhe se ka probleme shëndetësore.

“Drejtuar Mbrojtjes. Nëse është siç po konfirmoni se kërkesat tuaja dy muajt e kaluar kanë qenë për verdiktin e procedurës kini shansë ta konfirmoni qëllimin. Nëse është interes i drejtësisë mundeni deri nesër në seancë ta konfirmoni qëllimin dhe ta fillojmë procedurën sërish por, ta kalojmë vetëm me lexim të materialeve të deritanishme pa marrje të sërishme në pyetje”, tha gjykatësi Stavrev.

Në seancë sot nuk ishin të pranishëm të pandehurit Toni Trajkovski dhe Elizabeta Najdovska.

Në pyetjen e gjykatësit Ognen Stavrev drejtzuar Jovica Strashevskit dhe Merxhan Dautit ku janë klientët e tyre, ata thanëse se nuk kanë ftesë të rregullt për seancën e sotme.

Rastin e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Buri Rrustemi nga PSP Kumanovë.

Për veprën janë të akuzuar disa personave, mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.