BDI-së i hyn “flaka” mes veti, zyrtari nga Dibra “selam” Agim Nuhiut

Deri sa udheheqesia e BDI-së po merret me partitë tjera, si duket kësaj partie i ka hy flaka mes veti. Burime të Gazetës Lajm thonë se zyrtari i BDI-së, Ramadan Imeri, i njohur si “i fuqishmi i partisë në Dibër”, i ka derguar porosi ngacmuese zëvendësministrit të punëve të brendshme Agim Nuhiut. Sipas këtyre burimeve, Imeri këtë “ngacmin” ndaj Nuhiut e ka bë përmes një postimi në facebook.
“Agim Nuhiu, Dibra ka burra dhe ka pas edhe pa ty, ka pas dhe do ket!?!?”, ka shkruar sipas burimeve tona, Imeri në Facebook. Për momentin nuk ka sqarime as nga BDI, as nga Ramadan Imeri, e as nga Nuhiu lidhur me prapavijën e kësaj porosie dhe domethënien konkrete tësaj.