Gjykata urdhëroi paraburgim për 17 personat e dyshuar në lidhje me sulmin në Stamboll

Një gjykatë në Turqi ka vendosur për paraburgim deri në fillimin e gjyqit për 17 të dyshuarit për organizimin e sulmit me bombë në Stamboll, në të cilin vdiqën gjashtë persona dhe 81 të tjerë u plagosën.

Ata akuzohen për sulm ndaj unitetit të shtetit, vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje, njofton Agjencia Anadollu.

Gjykata liroi nga paraburgimi tre të dyshuar, deri në pritje të fillimit të gjykimit.

Nga Turqia u dha një urdhër për dëbimin e 29 personave, të cilët policia i arrestoi në lidhje me sulmin.

Siç raportojnë një pjesë e mediave, autoritetet turke fajësuan degën siriane të Partisë Punëtore Kurde (PKK) për sulmin. Megjithatë, PKK-ja mohoi përfshirjen në këtë sulm.