Pas anulimit disamuajsh, këtë javë dy gjykatës suprem pritet të raportojnë për dy lëndë të PSP-së “Tank”. Njërën lëndë para kolegëve do ta prezantojë gjykatësi Risto Katavenovski, ndërsa në të kërkohet gjykata më e lartë ta rishqyrtojë dënimin me burg prej dy viteve për Nikolla Gruevskin si dhe për ish ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski, i cili ishte dënuar me katër vjet e gjysmë me burg”, publikoi BIRN.
Avokatët e Gruevskit, në kërkesë kanë thënë se Gjykata e Apelit ka vendosur për vepër të vjetër, përkatësisht se vjetërimi absolut ka ardhur gjatë bisedës telefonike të Gruevskit me Jankullovskën, ose gjatë pagesës së “mercedesit”, ndërsa jo pastaj. I kundërshtojnë edhe bombat si dëshmi, ndërsa negociojnë edhe për mënyrën e udhëheqjes së procesverbaleve dhe nxjerrjen e dëshmive.
Në lëndën e dytë për rastin “Tank” për të cilën raportues është gjykatësi Xhemali Saiti, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska kërkon t’i kontrollohet ligjshmëria e procedurës dhe t’i rihulumtohet dënimi me burg prej katër viteve. Edhe në këtë lëndë e akuzuara Jankullovska përmes avokates së saj kërkon të rihulumtohet gjykimi për shkak të shkeljeve të bëra të ligjit dhe për shkak të mënyrës në të cilën është vendosur procedura penale.
“Tank” është lënda e parë e PSP-së për të cilën rishqyrtohen gjykimet përfundimtare të dhëna.
Pesë gjykatësit pas raportimit të lëndëve mund të kërkojnë kohë plotësuese për t’i analizuar dokumentet. Pastaj duhet të vendosin nëse do t’i konfirmojnë, zëvendësojnë ose do t’i heqin gjykimet për furnizimin e “mercedesit” prej 600 mijë euro.
Disa ditë prejse Gordana Jankullovska të shkojë në burg, gjykata më e lartë e anuloi kryerjen e dënimit me burg derisa nuk ka vendim për gjykimin. Për Jankullovskën është udhëhequr procedurë e veçantë për shkak të obligimeve të nënës, ndërsa Gruevski dhe Popovski ishin dënuar në maj të vitit 2018.
Nga vendimi i Gjykatës supreme do të varet edhe shitja e mercedesit për blerje të autoambulancave, paralajmërim që e dha Zoran Zaev. Automjeti ende është i parkuar dhe e pret rezultatin e instancës së fundit gjyqësore.
Siç shkruan BIRN, Gruevski në nëntor të vitit 2018 kur duhej të paraqitet në burg për vuajtje të dënimit iku në Hungari. Nëse Gjykata Supreme konfirmon, ndërsa deri në tetor të vitit 2024 Gruevski nuk burgoset, do t’i vjetërohet dënimi me burg.
Për rastin “Tank” të PSP-së, në burg është vetëm Gjoko Popovski. Në gjykimin shkruan se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ndikuar në dy të akuzuarit tjerë, përkatësisht nga Jankullovska ka kërkuar MPB të blejë “mercedes” ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin të favorizojë një operator ekonomik.