Gjurçeski: Deri tani dikush duhej të jep përgjegjësi

Ish-shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ljubomir Gjurçeski për TV21 theksoi se duhet t’i kushtohet vëmendje asaj se kemi gjyqësi joefikase. Ai këtë e tha për shkak të aksidentit në Llaskarcë ku humbën jetën 16 persona.

“Pas tre vjet e gjysmë nuk kemi gjykim për këtë rast ku kishim 16 të vdekur. Edhe atëherë bisedonim për të njëjtat probleme”, tha ai.

Sipas tij, deri tani dikush është dashur të mbajë përgjegjësi për arsye se për shkak të lëshimeve sitematike është lejuar që të ndodhë një tragjedi e tillë.

“Për përgjegjësi morale mendoj se ne si shtet kemi harruar çfarë do të thotë. Ndryshe, në këtë rast për shkak të arsye morale ësht dashur të japë dorëheqje ministri i MPB-së, zëvendësdrejtori për komunikacion, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, drejtori i Doganës dhe ndihmësministri në Ministrinë për Transport Publik”, tha Gjurçeski.