Gjuhet me ar,më një polic afër sheshit Skënderbeu në Shkup

Sot në mesditë ka ndodhur një incident afër Sheshit Skënderbeu në Shkup. Burime policore të Gazetës Lajm thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta te parkingu përballë QT Mavrovasja, në drejtim të Çarshisë së Shkupit.
Dëshmitarët okularë kanë thënë për gazetën tonë se një i ri ka shtënë me revole ndaj një pjesëtari të Policisë për Intervenim të Shpejtë (ish Alfa), i cili poashtu ka folur shqip. Për fat të mirë nuk ka të plagosur e as viktima. Sulmuesi është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në stacion policor.