“Gjuetia Ruso-Serbe me zagarë shqiptar”, Halil Geci: Kosova është në rrezik nga këta ‘zagarë’!

Shkruan: Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, ka treguar se Kosova është në rrezik nga kryeministri shqiptar Edi Rama më shumë sesa nga Serbia e Rusia.

Geci në këtë shkrim thotë se, gjithashtu Kosova po rrezikohet shumë nga ‘zagarët’ shqiptarë, të cilët po përdorën nga Serbia.“Kosova më në rrezik është nga zagari Rusë me emrin Rama dhe zagarët e tij në Kosovë dhe Shqipëri, se sa nga Vuçiqi dhe Putini”, shkruan Geci.

Ai shkruan tutje se Rama, Vuçiqi dhe Zaevi po tentojnë ta zhbëjnë Kosovën.Ai shkruan se Rama e ka mbi vete ndarjen e Kosovës në marrëveshjen e Nishit me Vuçiqin

Sipas tij, këtë Thaçi e pranoi si projekt të tij.

“Me një fjalë Rama po i thotë Rusisë jam me ty veç hiqma Amerikën qafesh”, shkruan tutje Geci.

Më poshtë, lexojeni shkrimin e plotë të Halil Gecit:

Gjuetia Ruso-Serbe me zagarë shqiptar

Rreziku më i madh po i vjen Kosovës nga vet Zagarët shqiptarë që i ka përdorur, dhe po i përdorë Serbia për ta vrarë gjahun me zagarët tonë në fushën tonë, kundra atdheut tonë.

Kosova më në rrezik është nga zagari Rusë me emrin Rama dhe zagarët e tij në Kosovë dhe Shqipëri, se sa nga Vuçiqi dhe Putini.

Tentimin për ta zhbërë Kosovën në forma të ndryshme nga vija Ruse, e udhëhequr nga trojka ballkanike Ruso-sllave. Rama-Vuçiq- Zaev dhe rrethi i zagarëve të tyre, po mundohen ta zhbëjnë Kosovën, në mënyrë diplomatike, kjo i bjen blejav zagarëve të Shqipërisë e Kosovës, pastaj ata lehin vet dhe gjahun ta bin në prehër të Rusisë.

Se Rama e ka marr mbi vete ndarjen në marrëveshjen e Nishit me Vuçiqin, për t’ia faktuar Thaçit si projekt të tij ndarjen, të cilin Thaçi e pranoi me dëshirë si projektin e tij, dhe së fundi projektin e tij mini-shengenin, e tash Ballkanin e hapur, dihet qartë se sa thellë ka shkuar tradhtia e Kristaqit ndaj atdheut…!

Ky projekt ogurzi me emrin mini-shengeni, pastaj Ballkan i hapur në brendi ka prapaskena të frikshme që e sjell interesin Rusë në Kosovë, e që këtë e din Rama mirë i cili u përkushtua ta djeg Kosovën për ta sjell interesin Rus deri te kufiri i Morinës, vetëm e vetëm që ai të përfitoj miliardat që ishin marr vesh në Nishë.

Këtë pazar Rama po e bënë pa miratimin e hanxhisë (shitsi) e në këtë rast Hanxhiu është Amerika e pastaj vjen Kosova…!

Kjo i bjen që Ramovski luan lojën gugjas me Amerikën, të njëjtën lojë e ka pa luajtur edhe Hashimi po ku është sot, se ku do të jetë Rama nesër dihet.

Përgatitjet e zhbërjes të Kosovës, me bekimin e vasalit Rama-Hashim dhe defatoret për rreth tyre,duke u munduar ta jetësojnë Ballkanin e hapur-dhe mini-shengenin, e në fund vjen ndarja, për Kosovën janë kurthe të njëjta që kjo ekip ja ka bërë Amerikës, se sa do të ju zgjat do e shohim.

Me një fjalë Rama po i thotë Rusisë jam me ty veç hiqma Amerikën qafesh.

Projekt që po tenton të realizohet nga kryebabagjyshi i tradhtarëve të Shqipërisë që shkon njëri e vjen tjetri shumë ma qen i riu se sa i vjetri,po e vërteton se Kosova ma në rrezik është nga Shqipëria se sa nga Serbia e Rusia..!

Kjo po dëshmon sot e gjithmonë se Kosovën e kanë sakrifikuar gjithmonë tradhtarët e Shqipërisë në bashkëpunim me vasalet e brendshëm Kosovar, si dikur Ali Shkria Fadil Hoxha, ashtu edhe tradhtarët e sotit të llojit të Thaçit, Isës, Lutfi Hazirit dhe rrethi mbështetës i defatoreve dhe tupangjive të tyre..!

Tradhtari i ri i Shqipërisë së vjetër, i kësaj Shqipërie që daton 2000 vjet para se me lindë dreqi (djalli) në këtë vend, Edi Kristaqi si pasardhës i vet dreqit, që po e përdor Serbia si pykë për ta qarë lisin e vetë,ngase pyka e ndërtuar nga dega e të njëjtit lis e qan ma se lehti trupin e vet.

Zagari i lidhur dhe i trajnuar nga dikur ish bllokmenët e Enver Hoxhes, sot me përpikmëri po lehë në oborrin Rus po flijon prap Kosovën njësoj si dikur Enveri e Milladini, e sot nga Kristaqi dhe Vuçiqi. Se për çfarë arsye po ndodhë kjo që Kristaqi të jetë kaq anti Kosovë, besoi se e din Amerika më mirë se ata vet.