Gjokoviq arrestohet përsëri disa orë pas lirimit

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, dyshohet se është arrestuar nga qeveria australiane pavarësisht se i është dhënë leja për të garuar në “Australian Open” të këtij viti.

Me vendimin që do të thotë se ai ishte i lirë të largohej nga qendra e paraburgimit ku ishte mbajtur, gazetarja Ksenija Pavlovic McAteer tani ka raportuar se ai është arrestuar pavarësisht vendimit në favor të tij.

Pasi ka folur me Srdan Dokovic, babain e Gjokoviqit, McAteer shton se qeveria australiane ‘dëshiron të deportojë’ 34-vjeçarin, shkruan dailystar, tranmeton Klankosova.tv.

20 herë fituesi i Grand Slam-it u mbajt në objektin qeveritar me mbërritjen e tij në aeroportin e Melburnit në fillim të javës së kaluar pasi u mor vendimi për t’ia tërhequr vizën.