Gjobitet braziliani Neymar

Sulmuesi duhet që të paguajë 3.3 mln Euro, gjykata braziliane e ndëshkoi për ndërtim pa leje

Një gjykatës brazilian e ka gjobitur yllin e futbollit Nejmar me 3,3 milionë Dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros pa marrë licencën e nevojshme mjedisore.

Këshilli Komunal i Mangara-tibas, një zonë turistike rreth 130 kilometra nga Rio, ku sulmesi i PSG ka vilën e tij, i ka vendosur katër gjoba për “dhjetëra shkelje” të zbuluara, duke e përfshirë “ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim”, “devijimin dhe përdorimin e ujërave të lumenjve” dhe “heqjen e tokës dhe prerjen e bimësisë pa autorizim”.

Sulmuesi i parisienëve ka 20 ditë kohë që ta apelojë gjobën raporton “Le Parisien”. Përveç liqenit, në pronën e Neymarit është në ndërtim e sipër edhe një plazh. Autoritetet urdhëruan ndërprerjen e të gjitha punimeve. Hetimi nisi pas ankesave të disa banorëve në rrjetet sociale.

Sipas mediave braziliane, Nejmar organizoi një festë dhe bashkë me të ftuarit u lanë në liqen. 31-vjeçari aktualisht po rikuperohet nga operacioni që e kishte në kaviljen e këmbës së djathtë. Ai nuk ka luajtur një ndeshje që nga muaji Shkurt. Neymar e bleu vilën që ka një sipërfaqe 10,000 metra katrorë për 28 mln Euro.