Gjobiten 38 motoçiklistë në Shkup

Në kontrollin e përforcuar të veprimit në territorin e SPB Shkup, për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga motoçiklistë, sot në periudhën nga ora 10 deri në ora 18 janë sanksionuar 38 shoferë.

Sipas MPB-së, gjashtë nga sanksionet e shqiptuara janë për shoferë që nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë ngasjes, katër kanë vozitur pa patentë shofer, ndërsa janë sanksionuar edhe kundërvajtje të tjera.

“Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB.