Gjobiten 334 shoferë në Shkup, 200 prej tyre për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (18.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 334 masa, nga të cilat 200 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy sanksione për foli të vendosura jo të certifikuara (xhama të lyer).

Janë vendosur dy masa për automjetet e paregjistruara, katër sanksione për kalimin e sinjalistikës së mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për mospërdorimin e rripit…

MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.