Gjobiten 245 vozitës në Shkup, 31 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit mbrëmë janë shqiptuar 245 gjoba, mes të cilave 31 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për makina të paregjistruara dh teknikisht të parregullta.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara janë shqiptuar edhe 19 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 88 për parkim të parregullt.