Gjobiten 245 shoferë për tejkalim shpejtësie

Gjatë ditës së djeshme policia vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion dhe gjithsej dënoi 245 shoferë në gjithë territorin e Maqedonisë.

“Nga gjithsej 245 shoferë, 15 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe tre automjete janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e kaluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prej 245 vozitësve të sanksionuar, 91 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 154 jashtë zonave të banuara.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.