ASH-AAA: Institucionet tentojnë ta shmangin përgjegjësinë për tragjedinë në Tetovë (Video)

Koalcioni opozitar ASH-AAA akuzoi institucionet shtetërore se përmes lojërave të ndryshme po mundohen të shmangin përgjegjësinë për tragjedinë në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, shkruan gazeta LAJM.

“Jemi dëshmitar se po bëhen tentime nga institucionet relevante për t’i ikur përgjegjësisë për djegien për së gjalli të 14 përsonave në spitalin modular të Tetovës. Shihet qartë sikurse në shumë raste tjera, se po tentohet që në fund përgjegjësi të mos mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër”, tha deputeti opozitar Atnan Neziri./Gazeta LAJM