Gjobiten 216 shoferë në Shkup, 41 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (05.12.2021) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 216 gjoba, nga të cilat 45 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 41 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 30 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

“Janë vendosur 14 gjoba për shoferë fillestar, tetë sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për përdorim të celularit”.

“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.